Sa është Maqedonia afër konceptit qytetar?

Koncepti qytetar është një koncept i sajuar për ruajtjen e stabilitetit dhe kohezionit të brendshëm të shteteve heterogjene siç është Maqedonia. Kësisoj që nga pavarësimi i Maqedonisë si shtet, përpara botës vazhdimisht përpiqet të tregohet një pamje joreale e Maqedonisë së vërtetë.

Së pari, vetë preambula e kushtetutës së Maqedonisë dëshmon tendencat për krijimin e formës së shtetit-komb në vend të shtetit qytetar ku të gjithë etnikumet janë të barabartë. Shteti mbështetet kështu mbi popullin kryesor, i cili sipas këtij parimi, vazhdon të ketë legjitimitet superior mbi siç thuhet në kushtetutë – qytetarët të cilët jetojnë brenda kufijve të saj të cilët janë pjesë e popujve të tjerë. Në mungesë të ekzistencës së kombit maqedonas, elitat maqedonase sajuan idenë e krijimit të Maqedonisë si komb politik, por sot e kësaj dite një gjë e tillë nuk është realizuar dhe as që do të mund të realizohet ndonjëherë edhe përkundër përpjekjeve të vazhdueshme.

Ky komb politik në Maqedoni do të krijohej në baza të përkatësisë territoriale dhe shtetërore, të ashtuquajturave vlera, parime dhe qëllime të përbashkëta për të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në Maqedoni, e me këtë edhe bashkësisë etnike shqiptare. Sipas këtij koncepti, të elaboruar në dekadën e kaluar nga figura të njohura maqedonase: “Çdo shqiptar etnik, do të jetë maqedonas politik”. Pra, tezat e krijimit të kombit politik maqedonas nuk erdhën si rezultat i përpjekjeve të maqedonasve për zgjidhje të mosmarrëveshjeve me shqiptarët dhe gjetjen e mënyrave për bashkëjetesë dhe krijim të klimës së mirëbesimit, respektit të ndërsjellë dhe shtetit të përbashkët e stabil. Përkundrazi këto teza erdhën së pari si nevojë jetike e një populli (maqedonasve) për të krijuar kombin e tyre të cilin s‘e kishin pasur kurrë. Edhe vetë ideologu maqedonas Misirkov shkruan: „Не сме нација, но ќе станеме (Nuk jemi komb, por do të bëhemi)“. Kështu, maqedonasit dëshirojnë ta krijojnë kombin e tyre me shqiptarët, pa e marrë parasysh vullnetin e dëshirën e tyre për të jetuar së bashku si njëri nga faktorët kyçë për funksionimin e këtij kombi. Po ashtu, një parakusht mjaft i rëndësishëm që neglizhohet gjatë përpjekjeve për jetësimin e këtij koncepti është se ky komunitet “ideal“ njeh vetëm të barabartë.

Prononcim për TetovaPress
Lexo më shumë në:

http://tetovapress.com/sa-eshte-maqedonia-afer-konceptit-qytetar/

http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-maqedonia/sa-eshte-maqedonia-afer-konceptit-qytetar-456543/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: