Mbi zgjedhjet vendore në Maqedoni

Përtej premtimeve boshe në Deklaratën e përbashkët të partive politike shqiptare në Maqedoni se ato do të jenë unike në qoftë se cenohet interesi shqiptar, përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2017-tës, dëshmojnë krejtësisht të kundërtën e deklaratave të tyre në fillim të këtij viti.

Kandidaturat që kemi parë deri tani janë shëmbëlltyrë e mendësisë së vjetër dhe pjekurisë së varfër politike. Janë pamje e trishtë e të ardhmes sonë që na pret po qe se nuk ndërgjegjësohemi e rebelohemi për gjendjen tonë. Në kandidaturat e paralajmëruara deri tani, të cilat nuk janë akoma zyrtare, fshihen figura të recikluara tash e njëzet e gjashtë vjet, ndoshta edhe më tepër.

Është koha e fundit që faktori politik shqiptar përfundimisht të konsolidohet, të analizojë gabimet dhe të përqendrohet në problemet konkrete të shqiptarëve të cilat dallojnë thelbësisht nga ato të qytetarëve me të cilët jetojmë pa vullnetin tone nën të njëjtin jurisdiksion.

Përmes konsolidimit dhe përbashkimit të faktorit politik shqiptar duhet të arrihet dekurajimi i individëve të cilët në emër të përkatësisë etnike, për interesa personale i manipulojnë votuesit hallexhinj shqiptar, duke u inkuadruar në partitë maqedonase kinse të reformuara.

Hutia e votuesit shqiptar është shkaktuar në radhë të parë nga përçarja e votës shqiptare në shumë subjekte politike në kohën kur na duhet qëndrim dhe veprim unik, si dhe vjen si pasojë e veprimit dhe ndërhyrjes së faktorëve të ndryshëm që po operojnë në Maqedoni.

Andaj orientimi i drejtë i votuesve shqiptarë duhet bërë përmes propozimit dhe realizimit të projekteve konkrete në dobi të shqiptarëve duke filluar me politikat arsimore, ekonomike e kështu me radhë.

Prononcim për Zhurnal.mk

Lexo më shumë: http://www.zhurnal.mk/content/?id=17915844258

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: