Takimi Ahmeti-Thaçi

Ndërrimi i regjimit apo sistemit autoritar hibrid të Gruevskit pati mbështetjen e fuqishme të faktorit ndërkombëtar dhe atij shqiptar në vend, me qëllim ndalimin e shtrirjes së ndikimit rus në Ballkan. Sot, kur Maqedonia ka qeveri të re, prioritet i parë i vendit duhet të jetë orientimi i tij gjeostrategjik perëndimor, ndërkaq pikësynimi i parë – anëtarësimi i Maqedonisë në NATO. Në tërë këtë proces, shqiptarët kanë një rol vendimtar, madje historik. Andaj dhe takimi mes krerëve të pozitës dhe opozitës shqiptare në vend duhet shikuar nga ky këndvështrim.

Marrëveshja e Përzhinës, ku edhe z. Ahmeti edhe z. Thaçi janë nënshkrues nga pala shqiptare, e realizuar nën garancën e Bashkimit Evropian, përfaqëson aktin vendimtar për fillimin e zgjidhjes së krizës hibride, siç e pata quajtur në një intervistë, krizën politike të këtij shteti. Takimi kokë më kokë i kryetarëve të dy partive më të vjetra shqiptare është në vazhdën e kësaj marrëveshjeje dhe pasqyron angazhimin edhe të Bashkimit Evropian në mënyrë më aktive në procesin reformator dhe atë të orientimit strategjik të këtij shteti.

Takime të këtilla janë krejtësisht normale në vende me demokraci të mirëfilltë. Njëkohësisht, ky takim tregon një shëndet të mirë politik dhe harmonizim të qëndrimeve politike kur bëhet fjalë për kauzën shqiptare në Maqedoni.

 

Prononcim dhënë Zhurnal.mk.

http://www.zhurnal.mk/content/?id=176121241959

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: