Dhuna në Kuvend dëshmi se kriza nuk është politike

 

Ngjarjet e mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë vërtetuan përfundimisht se kriza e Maqedonisë nuk është vetëm krizë politike. Mos reagimi i forcave të rendit, dhunimi i organit më të rëndësishëm e demokratik të një shteti si dhe përdorimi i forcës ndaj përfaqësuesve të popullit dhe medieve janë manifestim se kjo krizë është institucionale dhe sistemore.

Ajo që ndodhi mbrëmë në Shkup qe premiera e shfaqjes që është përgatitur qysh herët nga struktura të ndryshme të shtetit maqedonas. Në të njëjtën kohë, kjo përbën shpërfaqje të mendësisë posesive shtetërore maqedonase të shtresuar me vite që nga pavarësimi jolegjitim i këtij shteti. Pra, gjithçka është në rregull përderisa shqiptarët janë të sunduar e në rang të dytë, por kur ata kërkojnë të jenë të barabartë dhe element shtetformues i këtij shteti, kjo është e papranueshme dhe për këtë ata janë në gjendje ta rrënojnë edhe vetë shtetin.

Skenat që tërë bota pa mbrëmë përmes ekranit dhe mediave sociale janë dëshmi e pakontestueshme e gjendjes së përditshme që qytetarët jetojnë vite me radhë në këtë shtet, me të vetmin dallim – përderisa qytetarët e tjerë ndjehen të kërcënuar nga ky regjim, fakti i të qenit shqiptar e dyfishon kërcënimin, duke e shpjerë atë në stade ekzistencialiste.

E rëndësishme këtë radhë është se shqiptarët në përgjithësi, përfshirë këtu popullin por edhe elitën politike janë treguar të matur, nuk kanë lejuar të manipulohen, kanë qenë unikë për sa i përket interesit kombëtar shqiptar, por edhe në koherencë të plotë me qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: