Integrimi brendashqiptar e bën Ballkanin më të fuqishëm

Pas momentit unipolar, bota po shkon drejt një rinkofigurimi të ri. Të dyja pjesët e rendit perëndimor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian përballen me sfida të brendshme që rrezikojnë thellësisht ndikimin e tyre të jashtëm. Gjatë viteve të fundit në hapësirën ballkanike është krijuar një vakuum i politikave të BE-së. Bashkimi Evropian, i shtrënguar nga politikat e brendshme, e ka lënë Ballkanin pothuajse tërësisht jashtë influencës së saj si në sferën e investimeve ashtu dhe në atë të sigurisë. Ndaj dhe vakuumi i dominimit shërben si rrethanë e favorshme për konflikte në hapësirat nevralgjike gjeografike siç është Ballkani. Tërheqja e vëmendjes së SHBA-ve jashtë gadishullit ballkanik kombinuar me vonesat e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, kanë hapur rrugë për rikthimin e politikave nacionale, sidomos të shteteve sllave të cilat po nxiten e mbështeten edhe nga Federata Ruse.
Kontestimi rendit perëndimor në kushtet e interregnumit global nga fuqitë e mëdha si Rusia e Kina shpërfaqet njëlloj edhe në gadishull, ku u bashkohet edhe Turqia, përmes strategjisë së saj neo-otomane. Në mesin e kësaj tabloje, hapësira shqiptare ndjehet e kërcënuar për dy arsye:

  • Së pari, politikat e paqëndrueshme të BE-së kanë vënë në diskutim vetë shtetësinë e Kosovës përmes dialogut jo konstruktiv që po zhvillohet në mes të Kosovës dhe Serbisë.
  • Së dyti, Federate Ruse duke e shfrytëzuar vakuumin e krijuar nga vetë BE, ka filluar të rikthehet te politika e saj tradicionale e shekullit XIX duke konsoliduar aleancat sllavo-ortodokse.

Ndaj dhe qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë nuk duhet ta lexojmë si kërcënim ndaj Bashkimit Evropian dhe rajonit, por si një mesazh realist se në Ballkan po fryjnë erëra jo të këndshme.
Rikonstruktimi gjeopolitik është mozaik i vështirë për t’u zgjidhur por nuk është i pamundur. Riskajimi i gadishullit Ballkanik i cili dukej si një proces pothuajse i papërfytyrueshëm në kohën kur integrimi euro-atlantik qe baza e prosperitetit dhe stabilitetit të tij, çdo ditë e më tepër hapet si temë diskutimi në forumet e mjediset politike e akademike. Përderisa ekziston një gjendje time-out, imponohet nevoja për qasje të reja. Hapësira shqiptare është hapësirë gjeografike historikisht kompakte ku jetojnë shqiptarët që në krye të herës. Lidhjet midis shqiptarëve në Ballkan janë organike dhe të natyrshme. Në vend që të nxiten dhe ndërtohen lidhje artificiale e afatshkurtëra me popuj të tjerë në entitete krejtësisht artificiale e të paqëndrueshme, ajo që nevojitet është integrimi kombëtar shqiptar i bazuar në standardet perëndimore dhe në parimet dhe idealet evropiane. Bashkëpunimi ndër-kufitar dhe rajonal, integrimi ekonomik, arsimor dhe kulturor, zhvillimi i infrastrukturës rajonale dhe projektet e veprimtaritë e përbashkëta që lidhen me mediat dhe komunikimet përbëjnë thelbin e integrimit kombëtar shqiptar. Ky integrim nuk është përjashtues por është komplementar dhe e plotëson e i sjell dobi integrimit rajonal në strukturën euro-atlantike. Integrimi brendashqiptar e bën Ballkanin më të fuqishëm, krijon marrëdhënie të mira me fqinjët e shqiptarëve dhe e shndërron atë në pjesë të rëndësishme e stabile të arkitekturës perëndimore të sigurisë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: