My heroes are dead, my enemies are in power

Heronjtë e mi kanë vdekur, armiqtë e mi janë në pushtet

Të gjithë heronjtë na i vranë, në të gjitha mënyrat, që ne të humbim shpresën… që të themi: ne s’kemi kush të na prijë, që liderët tanë janë të padenjë për gjithçka dhe se ne jemi komb i pashpresë, që pastaj minjtë të hedhin valle… E ne të humbasim besimin te vetja, te e kaluara, e tashmja, e ardhmja… të zhbëhemi…
Afrim Zhitia sot do të kishte 52 vjet dhe do të festonte ditëlindjen. Dhe jo vetëm ai… por mijëra të tjerë… Atë ditë që ai ra, e mbaj mend se si u rrethua Bregu i Diellit, lagjja ku ne jetonim, me uniforma speciale të kaltra, të armatosur deri në dhëmbë, ndërkaq avionët ushtarakë fluturonin aq poshtë sipër kokave tona, sa njerëzit alivanoseshin vetëm nga zhurma e tyre… Një makineri e tërë luftonte me një popullatë civile që përpiqej të bënte jetën e saj të përditshme normalisht.
Kur gjykohet e mohohet kombi të cilit i përket, duhet reflektuar edhe për historinë e tij, për ata që në rrethana të tjera, do të ishin gjallë akoma, në ballë të këtij kombi. Duhet reflektuar mbi vrasjet, ndjekjet, persekutimet, izolimet e kokave më të ndritura si tek asnjë komb tjetër, dhe kjo, jo për t’u shfajësuar për gjendjen tonë të sotme, por për të menduar më kthjellët e për të pasur pritje më reale e me këmbë në tokë.
Pikërisht dje, më zunë sytë një pjesë nga kujtime-krimet e kryetarit të bashkësisë islame në Maqedoni ku dëshmohet vetëm një fragment nga ky fat(keqësi) yni kolektiv.
“Meqë në Kosovë njiheshin të gjithë në mes vete dhe, ekspozimi i spiunëve apo i bashkëpunëtorëve ishte i vështirë, kërkonin që nga ne, shqiptarët e Maqedonisë, t’i kryejmë përcjelljet e nacionalistëve dhe të seperatistëve shqiptarë, meqë më pak kishim rënë në sytë e tyre. M’u dha detyrë për t’i përcjellë nja dy vetë për të cilët kurrë më parë nuk kisha dëgjuar. M’i dhanë fotografitë e tyre dhe, pasi i fiksova mirë e mirë, pasi mora informacione të bollshme për ta, u nisa për në Prishtinë, si medresant dhe si njohës i mirë i rrugëve, i lagjeve por edhe i mentalitetit kosovar. Duhej të sillja sa më shumë informacione për Afrim Zhitinë dhe për Ali Ahmetin.” (Dromca memoaresh: Memoare: Kush ma prek kombin më ka sharë fenë nga Sulejman Rexhepi, Shkup 2016)
E në vend që të gjykoheshin këta “shqiptarë” që bënin pakt me djallin, gjykohej Afrimi e shokët e tij. Kur doli para gjyqit në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ai pat thënë:
Unë i përkas popullit dhe vetëm populli mund t’i dënojë bijtë e tij, e jo ky gjyq!
Në kushte e rrethana normale pra, Afrimi me shokë do të duhej të ishte në pushtet e ata që na vranë në mënyra të ndryshme – të izoluar, të harruar… me një fjalë – të vdekur.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: